Maqedoni, Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar

0
173

Në Maqedoni, Lëvizja Besa ka vedosur që të mos jetë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. Me këtë, shumica e re parlamentare do të ketë 62 vota në parlament, të mjaftueshme për miratimin e kabinetit qeveritar të zotit Zoran Zaev.
Lëvizja Besa kishte kërkuar realizimin e disa parimeve që burojnë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë. Po ashtu kërkonte që në kabinetin e ri të mos ketë vend për persona të dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për vepra kriminale.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftoi përmes një komunikate se “mbeten dyert e hapura për bashkëpunim rreth reformave që e presin vendin dhe për gjithçka tjetër që paraqet interes për Republikën e Maqedonisë”.
Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët pritet ta bëjë zyrtar qëndrimin për pjesëmarrje në qeveri dhe do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, sipas burimeve nga të gjitha partitë e shumicës, shkruan VOA.
Mbrëmë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur për emrat e ministrave të rinj nga radhët e veta. Ata do të jenë: Hazbi Lika, për zëvendës-kryeministër i ngarkuar për sistemin politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve, Bujar Osmani për zëvendës-kryeministër për Integrimet në Bashkimin Evropian, Bylent Saliu për Ministër i Drejtësisë, Kushtrim Bekteshi për ministër i Ekonomisë, Sadulla Duraku për mMnistër i Ambientit dhe Ramiz Merko për Ministër pa portofol.
Lidhja Social Demokrate do të njoftojë sonte mbi përbërjen e kabinetit qeveritar, ndërsa, sipas pritjeve, të hënën mund të mbidhet parlamenti për miratimin e qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here