Policia britanike publikoi pamjet më të fundit të Salman Abedi, që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, mbrëmjen e së e 22 majit, kur vrau 22 persona dhe plagosi 59 të tjerë në fund të koncertit të Ariana Grande, në “Manchester Arena”.
Fotot tregojnë kamikazin i veshur sportiv, me atlete, xhinse një xhup të zi dhe një kapele bejsbolli në kokë. Ndërsa ën krahë i dallohet rripat e çantës që mbante mbi shpinë, e cila ishte e mbushur me eksploziv.
Rregullimet e fundit të brezit eksploziv që mbante në trup, Abedi mësohet t’i ketë bërë në apartamentin e tij, në qendër të qytetit.Tashmë që një pjesë e madhe e atyre, që dyshohen si bashkëpunëtore të kamikazit janë arrestuar, policia britanike zbulon detaje mbi hetimet.
Mësohet se, identiteti i tij u bë i njohur për policinë dy orë pas sulmit. Gjatë këtyre ditëve janë bastisur 14 prona dhe janë arrestuar 13 persona të dyshuar për terrorizëm.
Me arrestimin e tyre, autoritetet britanike ulin edhe nivelin e alarmit për sulme, i cili ishte ngritur në pikën maksimale që prej së hënës