Cristiano Ronaldo baba? Georgina Rodriguez ndez thashethemet me postimin e fundit

0
357

E dashura e Cristiano Ronaldo’s, Georgina Rodriguez, ndez shkëndijat për një shtatzëni të mundshme pas një postimi në “insatgram” ku shfaqet për vizitë tek doktori.

Nëna e asit të Real Madrid, më parë ishte “detyruar” të mohojë zërat rreth kësaj çështje kur pas një postimi të portugezit disa ditë më parë në “instagram” dolën zërat se modelja 22-vjeçare ishte shtatzënë.

Por mesa duket vizita e Georgina-s te doktori ishte për të takuar Rafik Dehni, i specializuar për kirurgji plastike, i cili është i njohur në Madrid për shkak te klientelës së tij me njerëz të njohur, raporton “The Sun”.

Megjithatë koha në të cilën është hedhur kjo foto mund te mërzisë pak nënën e Ronaldos pasi ajo me pare kishte mohuar me ironi këto zëra.

“Kjo s’ka kuptim, është thjeshtë një dorë rreth belit dhe me sa di unë Cristiano nuk do të bëhet përsëri baba”-u shpreh nëna e lojtarit e pyetur rreth kësaj çështje.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo po përgatitet për të qenë në ‘top formë’ për finalen e “Champions League” dhe nëqoftëse ekipi i tij triumfon në Cardiff, ky do të ishte trofeu i 4-rt Europian për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here