Makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës është djegur gjatë natës duke u gdhirë e martë në Lushnje.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave makina është përfshirë nga flakët rreth mesnatës, në lagjen “S. Libohova”.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave.