Kërcënimi i Idrizit: Ose bashkia ose unë, në të kundërt largohem

0
225

Administratori i klubit të Flamurtrit, Sinan Idrizi, ka kërkuar nga bashkia e qytetit të Vlorës që t’i japë fund çështjes së privatësisë së klubit. Idrizi shprehet se e ka të pamundur të vazhdojë të drejtojë skuadrën në këto kushte. Në rast se situata vijon të mbetet e njëjtë, ai kërcënon se do largohet.

 

“Nuk kam nisur punën për merkaton dhe nuk kam ndër mend ta nis nëse nuk më tregojnë statusin.Nuk është normale që të vijnë lekët një herë në 5 muaj. Kështu, unë kërkoj që mua të më tregojnë se cili është statusi im.

Nuk shkohet më me llogjet dhe historitë e fundit, që unë duhet të tregoj në bankë. Ata që drejtojnë këtë qytet mua duhet që të më japin një dritë jeshile të madhe për privatizimin, nëse nuk ndodh kjo, atëherë unë nuk kam pse të vazhdoj më.
idrizi-470x287-1-470x287
Nuk ka më kuptim, unë e kam të vështirë shumë që ta administroj Flamurtarin në këto kushte. Duhet të ndahet, ose ta bëjë bashkia me të tjerët, ose ta marrë privati. Sjell paratë e mia dhe dëgjoj edhe llafe.

U bëj thirrje ligjvënësve të Vlorës se nëse mendojnë se Flamurtari është aset, atëherë hajdeni ta bëjmë punën bashkë. Te Flamurtari ka patur abuzime në ekstrem, nuk ka një audit të brendshëm.

Flitet që po punohet, por unë dua të shikoj një dritë të madhe. I kam kursyer qytetit tim 1 miliard e gjysmë lekë.Nuk flasim dot për merkato nëse nuk jemi korrektë. Unë dua që t’i paguaj çdo muaj lojtarët e mi, si do ta bëjmë këtë gjë?”, tha Idrizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here