Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti ende në detyrë, Bujar Nishani ka komentuar marrëveshjes e arritur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kreu i shtetit theksoi se vlerëson frymën e përgjegjësisë, ndërsa pohoi se ka asistuar për arritjen e dialogut.
“Unë vlerësoj mbi të gjitha frymën e përgjegjësisë. Kam qenë i përfshirë për aq sa kam mundur. Ka patur një asistencë miqësore nga SHBA dhe BE”, tha Nishani.