Ministria e Financave jep urdhër: S’ka pushime për administrën

0
183

Ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj ka ndërprerë lejet vjetore, për periudhën 25 maj deri në 30 qershor 2017, për nëpunonjësit e ministrisë.

Punonjësit e administratës së ministrisë, tatimeve, doganave dhe drejtorive nën varësinë e financave do të mund të planifikojnë pushimet pas datë 1 korrik 2017 sipas legjislacionit në fuqi.

Në rast se kjo kërkesë nuk do të zbatohet, në pikën pesë të shkresës së firmosur nga Vukaj, punonjësit do të kenë përgjegjësi disiplinore sipas ligjit. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për raportimet tek ministrja Vukaj të zbatueshmërisë së urdhrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here