Rrëzimi i Skënderbeut? Komisioni Etikës shtyn çështjen e klubit korçar

0
225

Sot Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur për të shqyrtuar çështjen e ekipit të Skënderbeut pas dosjes së ardhur nga Uefa. Organi më i lartë administrativ në Europë aludon për manipulimin e ndeshjeve të klubit korçar dhe për këtë arsye sezonin e kaluar iu mohua pjesëmarrja në “Champions League”.

 

 

Në shumë media, por edhe personazhe të njohura të futbollit nuk e kanë fshehur se fituesit e 6-të herë radhazi të “Superligës” rrezikonin të ndëshkoheshin me një vendim drastik, zbritjen një kategori më poshtë.

Kur pritej vendimi i Komisionit të Etikës, “FSHF” në faqen e saj ka publikuar se çështja “Skënderbeu” është shtyrë me datë 8 qershor.

Njoftimi i FSHF-sëkomisioni etikes

Sot është mbledhur në FSHF Komisioni i Etikës i cili në mbledhjen e realizuar ka administruar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, atë të dosjes “Skënderbeu”. Hetimi për këtë çështje vijon dhe data e mbledhjes së radhës është vendosur nga anëtarët e këtij Komisioni të zhvillohet në datën 8 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here