Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, ku u shpreh se viktimat që janë gjetur muajt e fundit në detin shqiptar, mund të jenë shkaktuar nga aksionet e Guardia di Finanzia-s italiane.
Hoxha theksoi se italianët mund t’i kenë qëlluar qëllimisht gomonet për të frenuar personat që trafikojnë lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali. Ai tha se është e rëndësishme që policia shqiptare të zbardhë rastet pasi familjarët e viktimave kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën.
“Edhe viktimat që janë gjetur në det mund të jenë shkaktuar nga aksionet e Guardia di Finanza. Në pamundësi për t’i kapur, i kanë qëlluar, mund të jetë bërë qëllimisht, por kjo po hetohet. Për personat që kanë humbur jetën duhet të ketë një përgjigje. Familjarët duhet të dinë përse kanë humbur jetën”, tha Hoxha.