Skënderbeu kërkon Kupën e Shqipërisë që i ka ikur nga duart në katër finalet e mëparshme në historinë e klubit dhe trajneri Ilir Daja ka në dispozicion një formacion më të plotë se ai që mbylli javën e fundit të kampionatit edhe falë kthimit të Micit e Latifit.
Ndërsa te Tirana, e nis ndeshjen që nga minuta e parë Gilman Lika, i lënë pushim me kërkesë të tij për ndeshjen vendimtare të sezonit kundër Vllaznisë që dekretoi rënien e bardhebluve në Kategorinë e Parë.
MINUTË PAS MINUTE
90’+4′ Mbyllet pa fitues koha e rregullt, nevojiten shtesat për të përcaktuar se kush do të bëjë të vetën Kupën e Shqipërisë.
90′ Jepen katër minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.