Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Borsh. Duket se sherri me nusen i kushtoi jetën 79-vjeçarit, i cili u qëllua në gjoks dy herë me çifte nga Sokrat Xhuveli.
Nga sa mësohet pak para ngjarjes të dy ata kanë debatuar me njëri tjetrin.
Sokrat Xhuveli, i cili është edhe autori i krimit, është fqinji por edhe daja i nuses së djalit të viktimës. Autori i ka trokitur në derë te moshuarit Hetem Brahimaj. Midis tyre pati një debat verbal, por më pas 57-vjeçari shkoi dhe mori armën në shtëpi, e vetëm pas pak minuta ai rikthehet serish dhe qëllon drejt e në gjoks Brahimajn, raporton “ABCnews”.
Dyshohet viktima të jetë zënë më parë me nusen e djalit. Daja qe mesa duket është vënë në dijeni ka kërkuar nga vjehrri të ketë kujdes me mbesën. Ky debat është pasuar me vrasjen e 79-vjeçari Brahimaj.
Ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Borsh të Himarës, ku një 79-vjeçar është vrarë me armë gjahu në banesën e tij.
Policia e Himarës ka bërë të ditur se 57-vjeçari, Sokrat Xhuveli, banues në Borsh ka shkuar në banesën e shtetasit Hetem Brahimaj dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.
Gjithçka dyshohet se ka ardhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:30, njoftohemi se në Borsh të Himarës ka ndodhur një vrasje !
Sapo është marrë njoftimi, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës.
Konkretisht, shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “Çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.
Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale./GSH