Gjashtë fëmijë kanë mbetur të lënduar gjatë një incidenti të ndodhur sot në një pishinë në kryeqytet.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se fëmijët kanë qenë duke luajtur në trampolinën e një pishine të një hoteli kur kanë rënë dhe janë dërguar në spital. Nga informacionet e para mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.