Ky Qeshor nis me luledielli…

0
226

 

Përmbyllet fushata “Ti je një luledielli”. Vodafone Albania kontribuon sërish

 

Fushata “Ti je një luledielli” nisur pak kohë më parë, me qëllimin për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, sot më 1 Qershor përmbushi misionin e saj me sukses duke pajisur Spitalin Pediatrik me aparatura të reja që do ju vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve.

 

Në një ceremoni festive të organizuar për këtë rast pranë Pediatrisë së Tiranës, Iniciatorja e fushatës “Ti je një luledielli”, Albana Osmani ndau me të pranishmit momentet më të bukura, angazhimin dhe emocionin e realizimit të misionit që me aq pasion ajo dhe shumë vullnetarë arritën ta kurorzojnë sot në ditën e fëmijëve  edhe me një kontribut tjetër nga kompania Vodafone Albania.

 

Vodafone Albania, një nga kompanitë e para që iu bashkua kësaj nisme përmes blerjes së 683 bluzave me logon “Ti je një luledielli”, iu bashkua sot fushatës edhe përmes Fondacionit Vodafone Albania, i cili bëri të mundur blerjen e një apature për eko kardiake të teknologjisë më të fundit për shërbimin e onko-hematologjisë pediatrike, pranë QSUT-së, ku janë të shtruar e kurohen këta fëmijë.

 

Në fjalën e tij z. Mare u shpreh se: “Në një ditë si kjo e 1 Qershorit fëmijët duhet vetëm të gëzojnë e të festojnë. Jam shumë i lumtur që ideja e një personi u kthye në një frymëzim për të gjithë ne. Jemi të ndërgjegjshëm që aparatura e Ekos apo dhe paisjet e tjera që ne sjellim sot për këtë spital nuk janë shpëtimi i vetëm, por janë gjithsesi një ndihmë e madhe që mbi të gjitha po jepet me gjithë zemër. Dëshiroj ta përgëzoj edhe një herë Albanën që e nisi këtë fushatë, misioni i së cilës nuk mund të na linte indifferent dhe sëbashku bëmë më shumë dhe jam i bindur që sëbashku do bëjmë akoma më shumë në të ardhmen”

 

“Ti je një luledielli” fushata e cila mblodhi rreth vetes të gjithe Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit ishte një histori suksesi i padiskutueshëm ku edhe një herë vërtetoi që pasioni dhe angazhimi mund të ndryshojnë jetën e njerëzve, qoftë edhe me blerjen e një bluzeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here