Zv.kryeministrja e PD takim kokë më kokë me Adriatik Llallën. Priten kallëzime penale?

0
277

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandia është takuar pasditen e sotme në Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Takimi mes tyre vjen në një kohë që disa prej ministrave teknikë kanë nisur procedimet penale ndaj punonjësve të tyre ose të institucioneve të varësisë për shkak të përfshirjes në fushatën elektorale.

Në këtë takim, Mandija bisedoi me Prokurorin e Përgjithshëm për një bashkëpunim maksimal në ndjekjen me përparësi dhe hetimin e rasteve abuzive, të cilat dëmtojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i kërkuar që kjo të formalizohet dhe përmes një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale mes Këshillit të Ministrave, Prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Gjatë bashkëbisedimit, Zv/Kryeministrja nënvizoi rëndësinë e rolit të organit të Prokurorisë, në hetimin e rasteve të përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për vitin 2017. Zv.kryeministrja Mandija i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë specifike që të hetohet në drejtim të rasteve të përdorimit të burimeve të siguruara nga veprimtaritë e paligjshme.

Po sot drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu sqaroi punonjësit e administratës se kanë të drejtë që të marrin pjesë në fushata dhe aktivitete politike pas orarit zyrtar të punës.

Koçiu pohoi se jashtë perimetrit të institucionit si dhe orarit zyrtar të punës, gjithkush mund të angazhohet për nisma politike. Nga ana tjetër ajo theksoi se ditën e sotme Këshilli i Ministrave do të vendos krijimin e një strukture të posaçme për monitorimin e administratës shtetërore për fushatën zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here