‘Na turpërove, vajzë imorale’ – Si babai shqiptar qëlloi vajzën me të dashurin në Zvicër

0
188

Një person kishte qëlluar vajzën e tij dhe të dashurin e saj, dhe ata me shumë fat kanë arritur të mbijetojnë. Tashmë ai duhet të dalë para gjyqit për tentime vrasje, shkruan ‘swr.de’.

Sipas prokurorit publik, vajza ishte ulur në një makinë në Kornwestheim, në rrethin e Ludwigsburg, kur babai i saj kishte hapur derën dhe e kishte qëlluar nga afër me plumb të revoles në fytyrë, përcjell albinfo.ch.

Plumbi i kishte kaluar nëpër faqe, por vajza kishte arritur të ikte kurse i dashuri i saj 28 vjeçar, edhe pse i qëlluar, ia kishte dalë ta mundte sulmuesin dhe të shpëtonte.  Më pas babai i vajzës ka shkuar në polici dhe ka pranuar krimin, kurse në gjykatë ka thënë se ka pasur armë për vetëmbrojtje.

Kryesi i kësaj vepre është një shqiptar nga Kosova, i cili dëshiroi që të ndëshkojë vajzën e tij për shkak të jetës imorale sipas tij dhe shkeljes së nderit të familjes.

Në ditën e parë të gjykimit, ai dhe i dashuri i saj u paraqitën, së bashku me të akuzuarin. Pesë seanca gjyqësore janë parashikuar të mbahen me 15 dëshmitarë, si dhe një psikolog dhe një ekspert ligjor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here