Kandidatja e PD Jorida Tabaku prezanton pjesë të programit: Të shpëtojmë rininë

0
180

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku ka postuar në faqjen e saj një pjesë të programit politik të kësaj partie që ka të bëjë më rininë. Tabaku shkruan në faqjen se saj se program ka si bazë  një ekonomi të forte e një ardhme te sigurte për të të shpëtuar rininë ndërsa argumenton: “Sot, 1 në 3 të rinj është i papunë apo nuk ka një arsim. Papunësia ndër të rinj është 28.9% në fund të vitit 2016 ndërsa katër vjet më parë ajo ka qenë 27.2%. “Shqipëria është e pashpresë” shprehen 104 mijë të rinjtë që kanë kërkuar azil politik në vendet e BE-së përgjatë katër viteve”.

Më tej Tabaku shkrun se “Ne do t’ia rikthejmë shpresën vendit duke mbështetur pa hezitim kredimarrjen e sipërmarrjeve të nisura nga të rinjtë, duke përgjysmuar papunësinë tek to përmes zhvillimit ekonomik, novacioneve teknologjike si dhe zhvillimit të turizmit.

Do të shpezojmë 25 mln euro çdo vit për t’i mundësuar praktikën në fushën e teknologjisë dhe informatikës”.

Kandidatja demokrate argumenton se në bazë të programit të PD-së do të ndërhyhet rrënjësisht në Arsimin e Lartë dhe atë parauniversitar duke i dhënë fokus Arsimit Profesional dhe sipas saj, duke u zotuar që të rinjtë shqiptarë që kompletojnë arsimimin e tyre në vitin 2021 ata do jenë të aftë të konkurojnë lirshëm me moshataret e tyre në Bashkimin e Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here