Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Laguna e Vilunit’, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona.
Të arrestuarit janë Altin Rramolli, Kasëm Piluri, Andi Mita dhe Andrea (Renato) Caushi nga Tepelena.
Operacioni është zhvilluar në vijim të hetimeve nga sektori i narkotikëve.
Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu disa persona të tjerë dhe po punon për kapjen e tyre.