Meta: Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë që LSI-ja do të dalë forcë e parë

0
229

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Kukës ku u prezantuan kandidatët për deputet të LSI për qarkun Kukës
Ta pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, kandidatët e LSI-së për qarkun e Kukësit,  Selvi Beçaj, Sokol Ponari, Dem Brati, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, qytetar dhe simpatizant.

Kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun e Kukësit, Selive Beçaj theksoi se duke votuar LSI-në, qarku i Kukësit do të ketë një shans për tu larguar nga varfëria pasi programi i LSI-së do të bëj të mundur transformimin ekonomik dhe social të gjithë qarkut.

“Familja është e gjithë shoqëria në miniaturë, ama nga mirëqenia e familjes varet siguria e gjithë shoqërisë sonë. Unë ju siguroj se familjet e Kukësit, Hasit dhe Tropojës nuk do të jenë në mëshirë të fatit apo të emigrimit. Nuk do të jenë më në mëshirë të humorit të qeverisjes, por do të jenë të sigurt nën mbështetjen e familjes time politike dhe të emrit tim. Ju malësorët e mi e dini më mirë se kushdo rëndësinë e jashtëzakonshme që ka premtim i dhëne dhe bërja e premtimit realitet. Jam këtu që t’ju shërbejë. Jam me mëngë të përveshura, jam këtu që të nxjerrim Kukësin Hasin dhe Tropojën nga skamja. Ne kemi një plan transformimi ekonomiko social që është përgjigja jonë me impakt të drejtpërdrejte ndaj nevojave dhe problemeve të shqiptarëve. Është ai program që premtimet i bën realitet. Imapkti i programit tonë për rininë do të jetë i drejtpërdrejte i çdo të riu, me ristrukturimit të arsimit në kuadër të punësimit. Vetëm duke votuar numrin 1 Kukësi Hasi dhe Tropoja do ta bëjmë numrin 1”,- u shpreh kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Kukësit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi kryesuesen e listës së LSI-së në qarkun e Kukësit Selvie Beçajn duke shtuar se zgjedhjet e 25 qershorit do të bëjnë një transformim pozitiv të politikës shqiptare pasi LSI do të dalë forcë e parë.
“Kam një lutje për të gjitha nënat, vajzat, motrat e Kukësit, e Tropojës dhe të Hasit, ato nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër veç se Silvi Beçaj. Ne jemi krenarë që Silvi kandidon për LSI. Është një kandidim historik sepse LSI jo vetëm do të marri për herë të parë deputeten në Kukës, por kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë që LSI-ja do të dalë forcë e parë dhe kjo do të jetë diçka historike”,- tha Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here