Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka zbuluar se cilët janë 2 kundërshtarët që duhen mundur në këto zgjedhje.
Në një foto me mbishkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan: “Kemi dy kundërshtare që duhet t’i mundin këto zgjedhje. Ato janë vetëm dy: varfëria dhe papunësia. Duhet t’i mposhtim patjetër ato”.
Vasili më herët në Lushnje tha se LSI me programin e saj do e kthejë Fierin në kryeqytetin ekonomik të Shqipërisë. Ai tha se programi i LSI-së për 4 vjet qeverisje është hartuar nga njerëz profesionistë dhe se jep përgjigjet që kanë munguar.
““Ky program transformimi, ekonomik shoqëror që ndodhet në planin tonë për Shqipërinë jep ato përgjigje që kanë munguar dhe bën shtetin mik të shqiptarëve. Bindja jonë ka ardhur nga mendimi më i mirë profesional. Kemi një program realist, konkret dhe që hap zhvillim. Me këtë plan i japim përgjigje konkrete intrigave konkrete. U hapim perspektiva të reja dhe jo çadra të vogla,” tha Vasili.