Zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit do të monitorohen edhe nga një grup eurodeputetësh të Parlamentit Europian. Kjo ëhstë pohuar nga Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, sipas të cilës europarlamentarët do të jenë në disa zona.
Ende nuk dihet numri i eurodeputetëve që do të zbarkojnë në Shqipëri për të monitoruar proçesin zgjedhor, por burimet diplomatike konfirmojnë për 360grade.al se ato dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë do të instalohen në zonat që konsiderohen të “nxehta”.