” Pa dëmshpërblime s’ka votime”, Gramoz Ruçi pritet me protesta në Zharrëz

0
375

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi është pritur me protesta sot nga banorët e Zharrëzës në Fier.

Ndërsa ka qenë atje në vijim të turit elektoral, të rinj të Zharrëzës i kanë dalë para me parulla si “Pa dëmshpërblime s’ka votime”; “Duam shtëpitë tona”; “Zbatoni V.K.M”; “Stop Ndotjes”, etj.

Ruçi ka folur për disa minuta me banorët duke u përpjekur t’i qetësojë. Ai iu ka premtuar se dëmshpërblimet do kalojnë brenda muajit dhe më pas është larguar për të vijuar me takimet në terren dhe prezantimin e kandidatëve për zonën e Patosit.

https://www.facebook.com/DenoncoNdotjen/videos/815552911934874/

Zharrëzai u bë i njohur në media muaj më parë pas një greve urie të stërzgjatur dhe një udhëtimi historik të po këtyre grevistëve drejt Tiranës, për të kërkuar ndalimin e punimeve nga Bankers Petrol gjithashtu edhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo kompani.

Në muajin shkurt me firmë kë kryeministrit Rama , Këshilli i Ministrave nxorri vendimin për dëmshpërblimin e këtyre banorëve por që ky vendim akoma nuk është vënë në zbatim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here