Replikat/ Nikolla: Paskam gabuar në vlerësimin për ty. Mehmetaj: Shkatërruat ligjin e arsimit të lartë

0
255

Replikat mes ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj duket se nuk kanë të sosur. Pasi Mehmetaj i përmendte Nikollës diplomën e një universiteti privat, edhe ish-ministrja i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka gënjyer kurrë në jetën e saj duke i thënë deputetes së re se ka hyrë shumë thellë në rrugën e gënjeshtrave. Nikolla nuk zgjatet në postimin e saj dhe thotë se komunikimi publik merr fund me kaq. Por nga ana tjetër Mehmetaj thotë se mbyllja e komunikimit tregon qartazi mungesën e argumentimit tuaj për shkatërrimin që i keni bërë ligjit për arsimin e lartë.

POSTIMI I LINDIA NIKOLLËS
Kejdi, mesa duket nuk e kisha kuptuar se ke hyrë shumë thellë në rrugën e gënjeshtrave. Ti je shumë larg të qenit e edukuar në raport me të vërtetën!

Më vjen sinqerisht keq që paskam gabuar në vlerësimin tim në lidhje me ty. Gabimet e tua i kam menduar si mungesë përvoje dhe formimi, kur në fakt janë mungesë respekti për të vërtetën.

Unë e dashur Kejdi, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës, e kam përfunduar në vitin 1989. Që nga koha kur jam bërë pjesë e politikës, mund të kem bërë gabime sa të duash, por kurrë nuk kam gënjyer. Çdokush bën zgjedhjet e veta: ti me gënjeshtrat si shans për të gjithë, unë me të vërtetat si sjellje me të gjithë. Këtu mbaron edhe komunikimi ynë publik. Le të presim 25 qershorin për të tjera

REAGIMI I KEJDI MEHMETAJT
E dashur Lindita,
Mos e humbni qetësinë, mosha nuk jua lejon këtë lloj diskutimi me mua  ?
Me përgjigjen tuaj kuptova se kur humbet argumenti përgjigjja kthehet në arrogante dhe përfundimi bëhet qesharak.

Prandaj na duhen të rinjtë në politikë, për të larguar njëherë e mirë kështu politikanësh të papërgjegjshëm që vetëm respekt dhe dashamirësi nuk kanë për Shqipërinë.

Unë nuk gënjej! Nuk kam përse. Për të ndihmuar kujtesën tuaj, ju ftoj të bisedoni me profesorët e nderuar që na kanë shoqëruar në bisedat tona në zyrën tuaj dhe atë të parlamentit.

Ndërsa për të ndihmuar shqiptarët të kuptojnë të vërtetën po e ripërsëris ftesën time për një përballje publike, gjithmonë nëse jeni në gjendje ta përballoni ? Komunikimi publik është mënyra që politikanët kanë adaptuar për të dhënë mesazhe, ndaj më vjen keq që as specializimet pas universitare nuk ju kanë ndihmuar të kuptoni që mbyllja e komunikimit tregon qartazi mungesën e argumentimit tuaj për shkatërrimin që i keni bërë ligjit për arsimin e lartë.
Ju përshëndes ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here