Një 50-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në një hotel në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 20:00, në Bulevardin “Zogu i Parë”.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi me inicialet A.L dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Kanë qenë stafi i hotelit në fjalë ata që kanë sinjalizuar policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së fierakut, i cili ishte dënuar më herët për vrasje.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 06.06.2017, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Zogu i Parë“, tek një hotel, është gjetur i vdekur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Nga hetimet veprimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale.
Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.