Rama ngriti dolli nga Vlora, Basha i përgjigjet: Mos e ngri për mua, por…

0
230

Gjatë një takimi elektoral me banorët dhe fermerë të Divjakës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se qeveria ka ngritur çmimin e naftës dhe nuk mbështet fermerët, ndërsa kur të vijë në pushtet nafta në Shqpëri do jetë më lirë se në gjithë vendet e Ballkanit.

 

 

“Mos te arrish të shesësh produktin as sa kostoja është krim. Rama ju thotë të merrni kredi si zgjidhje. Kryeministri i pikturave, mashtrimeve, gënjeshtrave tani është edhe kryeministri i bankave. Ju jap fjalën se brenda vitit të parë në asnjë vend të Ballkanit nafta sdo jete me lire sesa në Shqipëri. Fermerët shqiptare janë të goditurit e Republikës së Vjetër”- tha Basha.

Kryedemokrati iu përgjigj edhe dollisë së Ramës për të gjatë një takimi me peshkatarët e Vlorës, kur tha: “Hajde ngrejmë një dolli tani, do pijmë për Bashën në Mallakastër”.

“Sot ka ngritur dolli për mua me peshkatarët e Vlorës. Mos ngri dolli për mua Edi Rama, por tregoju peshkatarëve të Divjakës, Vlorës pse nuk mbajte premtimin. Pse duhet te detyrohen t’i rregullojnë varkat e tyre në Greqi e Itali. Lëri dollitë sepse peshkimi s’ka asgjë për të festuar sepse e ke zhytur në dëshpërim peshkimin dhe blegtorinë”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here