Basha në Elbasan: Lalën e ka zënë hashashi në pleqni, s’ke ça të bësh

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me qytetarët e Elbasanit si dhe me studentë ku ka folur për planin e Republikës së Re për arsimin. Por ndërkohë që ka folur për reformën e qeverisë për arsimin e lartë, Basha ka shpotitur edhe me kreun e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

“Arsimi i lartë financohet nga buxheti, pra buxheti janë të ardhurat që mblidhen nga prindërit tuaj, pra e paguani njëherë. Secili paguan TVSH me ushqimet, me ujin, me shërbimet, 20% shkon tek shteti. Të gjithë paguani taksa dhe nga këto taksa mblidhet buxheti. Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliard euro në vit. Lekët që kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin. Tani thonë do kalojmë në një financim të avancuar, t’ju marrin edhe njëherë lekë me tarifa të kripura. Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës. A e ka shpik dhe Lala? E ka zënë hashashi ë, hashashi në pleqni s’ke ça të bësh”, tha Basha.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko