Rama sulmon gjyqtarët: Vepruat si skutha!

0
177

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Unionin e Gjykatësve të Shqipërisë për padinë që kanë bërë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e vetingut.

Gjatë mitingut elektoral në Delvinë, Kryeministri i quajti “skutha” gjyqtarët që vepruan në atë mënyrë për të paditur vetingun, në një kohë kur partitë politike janë në fushatë.

“I patë ata, Unioni i Gjykatësve vajtën në Gjykatë Kushtetuese si skutha, ne këtej në fushatë ata si skutha në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar pikën themelore të vetingut. Vetingu 3 gjëra ka, e para pasuritë si i ke vënë… Është një reformë që do ta çojë thikën në palcën e korrupsionit dhe ne nuk i ndahemi. Po që të mos i ndahemi duhet të kemi fuqi, të na jepni fuqi të kemi timonin që mos na hedhin të tjerët në humnerë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here