Persona ende të paidentifikuar kanë thyer disa nga xhamat e Kishës Katolike në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Kishën ‘Zemra e Shenjtë e Krishtit’ tek ‘Rruga e Kavajës’.
Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët që kanë kryer këtë veprim. Policia nuk përjashton pistën e grabitjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre.