Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “Befasia” fshatin Gërnac, ku janë sekuestruar 930 fidanë bimë narkotike kanabis, ndërsa në pranga janë vendosur Xhaferr Lika, 29 vjeç Elez Lika, 25 vjeç, Gazmir Lika, 26 vjeç, të 3 banues në Kurbin, të cilët dyshohen si autorë të kultivimit të lëndës narkotike.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për akuzën ‘shpërdorim detyre’ kryeplaku i fshatit Gërnac S.S 39 vjeç si dhe Drejtori i Mjedisit, N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin.
“Më datë 08.06.2017, në vijim të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u ushtrua kontroll territori dhe në Kurbin, në fshatin Gërnac , në vendin e quajtur “Livadhet e Gërnaces” u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila , ku rezultonin të mbira në këto kubikë 930 fidanë bimë narkotike Cannabis – Sattiva me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan”-thuhet në njoftimin e policisë.