Kjo fotografi tregon një grup të grave punëtore në një fabrike të Belfast, Irlandë dhe është realizuar në vitin 1900.
Fotografia duket mjaft normale nëse nuk e shikoni me vëmendje edhe nga afër. Gratë janë fotografuar gjatë pushimit të drekës dhe siç mund ta shikoni të gjitha janë me duar të lidhura.
Ende mendoni se nuk ka diçka të veçantë në foto? Shikojeni përsëri, vërtet mendoni se janë 15 vajza në foto?
Nëse i kushtoni më shumë vëmendje në detaje do vini re se të gjitha i kanë krahët e lidhur rreth gjoksit, por dikush ka bënë dorën mbi shpatullat e njërës prej vajzave në të djathtë.
Po ajo dorë nga erdhi?
Nuk mund të jetë vajza pas saj sepse edhe ajo i ka duart e kryqëzuara. Photoshopi nuk është një opsion i mundshëm, sepse nuk ishte shpikur në atë kohë.
Vetëm nëse është krijesë nga një tjetër botë, e cila paraqitet në formën e njeriut, pra një fantazmë.