Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj në Facebook një shënim të shkurtër dhe një videon, ku bën thirrje për një bashkim të madh në datën 15 qershor në Sheshin ‘Nënë Tereza’.
Mesazhi i Monika Kryemadhit:
Jam e bindur se do të jetë dita e mitingut më madhështor me mijëra të rinj, që besojnë te ne dhe tek alternativa jonë. Jam e sigurt se shumë prej tyre do të jenë votues për herë të parë dhe kjo na bën të ndihemi më krenarë se kurrë.
Sepse kemi besimin e më të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikëson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin.
Ndaj edhe njëherë iu ftoj të gjithëve të na bashkoheni në këtë festë të madhe, në ditën që do të shënojë ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren e alternativës tonë.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1290865757692830/