Skuadra e Partizanit ka bërë përforcimin e parë për sezonin e ri duke firmosur me mbrojtësin e krahut Blerim Kotobelli i cili sezonin e fundit u aktivizuar me ekipin e Teutës. Kjo është edhe goditja e parë sa i takon “epokës” Luçiano Moxhi tek të kuqtë i cili synon të ndërtojë një skuadër konkurruese në Kupat e Europës.
Ish-futbollisti i Teutës pas disa ditësh negociata ka nënshkruar një kontratë 1+1. Me përforcimin e ri duket se Reanldo Kalarit do t’i duhet të qëndrojë gjatë në stol.
Zyrtarizimin e bëri vetë faqja e Partizanit në Facebook teksa njoftoi prezantimin e Blerim Kotobellit, i cili do të jetë i gatshëm për skuadrën që në sfidat e Ligës së Europës.
Njoftimi i Partizanit
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Blerim Kotobelli. Ish mbrojtësi i Teutës tashmë do të jetë pjesë e 15-të herë Kampionëve të Vendit në sezonin e ri futbollistik. 24-vjeçari ka nënshkruar sot një kontratë të vlefshme1 + 1. Kotobelli i cili është prezantuar sot nga drejtuesit më të lartë të klubit, është edhe përforcimi i parë i skuadrës në merkaton e verës dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 15-të.
#MirsevjenNëFamiljenEKuqeBlerim…”