Përplasja/ Ministri i Drejtësisë flet troç: Pse s’mund të rikthehet Sekretarja e Përgjithshme. Gati dy padi

0
171

Fill pas vendimit të DAP për të rikthyer në punë Juliana Hoxhën, ka reaguar Ministria e Drejtësisë. Sipas DAP, urdhri i ministrit për të pezulluar Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, është tejkalim i kompetencave të ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi. Andaj ministri teknik ka kundërshtuar vendimin e DAP, ndërsa ka dhënë dhe arsyen se pse Hoxha nuk mund të kthehet më në detyrë.

Reagim i Ministrisë së Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë zyrtarisht dhe nuk pret asnjë vendimmarrje nga Departamenti i Administratës Publike, i cili nuk ka asnjëautoritet për të kontrolluar dhe verifikuar urdhrat e Ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë ka pritur në përputhje me ligjin, përgjigje ngaDepartamenti i Administratës Publike, deri në momentin e hyrjes në fuqi tëvendimit nr. 437/2017 të Këshillit të Ministrave, i cili ngarkon titullarin eministrisë për të marrë masat e pezullimit ndaj nëpunësve civilë që janëkandidatë në zgjedhje.Departamenti i Administratës Publike është në lirinë e tij të plotë tëmbështesë paligjshmërinë në administratën publike, duke lejuar proceduratfiktive dhe të falsifikuara të kryera nga nëpunës civil. Për këtë përgjegjësiaështë individuale dhe vetëm e këtij institucioni. Por kjo sjellje nëkundërshtim flagrant me ligjin, nuk pengon Ministrin e Drejtësisë të marrëmasat e nevojshme në përputhje me Kushtetutën, ligjin për nëpunësin civildhe Kodin Zgjedhor.Në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, me urdhrin nr. 3817, datë08.06.2017, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra tëSekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Ky urdhër është nëfuqi dhe çdo palë e ineteresuar mund ta ankimojë në rrugë gjyqësore.Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sëDrejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk është kthyerdhe nuk mund të kthehet në detyrë, derisa të ketë rënë shkaku ligjor ipezullimit. Gjithashtu, bëjmë me dije se për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit,Ministri i Drejtësisë ka nisur procedurat e lirimit nga detyra të Sekretarit tëPërgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe po përgatit kallzim penalndaj Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike dhe znj.Juliana Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here