Socialdemokratët evropiane S&D Group kanë mbajtur një konferencë per fuqizimin e të rinjve në Durrës. Të pranishëm kanë qenë Viktor Bostinaru, Knut Fleckenstein, Tanja Fajon dhe Tonino Picula. Të ftuar kanë qenë edhe disa nga krerët më të lartë të shtetit.
Por burime nga ky takim kanë bërë me dije kryeministri Rama ka anuluar pjesëmarrjen e tij kur ka marrë vesh se i pranishëm ka qenë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Bëhet me dije se Edi Rama e ka anuluar mbrëmjen e djeshme pjesëmarrjen e tij. Meta mbajti dhe fjalën e përshëndetjes për të rinjtë në politikë. Në fjalën e tij zëvendës presidenti i S&D Group ka thënë se ndjente keqardhje për mungesën e Ramës.
“Falenderoj z. Meta për pjesëmarrjen dhe ndjejmë keqardhje për mungesën e z. Rama në këtë konferencë”, ka thënë Bostinaru. Në takim ka qenë ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomin në vendin e tij. Gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, në një reagim për GSH.al tha se LSI ka mbajtur gjithnjë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me të majtën socialdemokrate europiane të cilët e mbështesin Shqipërinë.
“Mospjesëmarrja e PS në këtë event vërtetoi edhe një herë se kur vjen puna për të sharë LSI ata janë gjithnjë të parët për të shkuar në Bruksel. Por kur vjen puna tek fuqizimi i të rinjve dhe punësimi i tyre, ata mungojnë. Kjo tregon mungesë serioziteti dhe nuk reflekton vlera progresiste bashkëpunuese evropiane”, u shpreh Gjoni.