Foto ironizuese me kreun e LIBRA-s Ben Blushi, e postuar nga ana kryeministrit në faqen e tij të Facebook, ka shkaktuar reagime të shumta nga ana e qytetarëve.
Megjithatë kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka nguruar t’u kthejë përgjigje disa prej tyre.
Njëri prej komentuesve përdori zhargon ndaj kryeministrit duke i thënë: “Futja p**dhes gri sallate
Sa te shkoj dhe kjo fushate
Kam tre vjet paguaj ndricim,gjelberim,pastrim te nje biznes ku jam i punsuar dhe asnje nga kto sherbime nuk me jepet,lagjia Pavarsia Vlore,e me plasi trapi mua se cfar thot ben blushi,shko ore var veten ti me gjith blushin se na grit nga taksat”.
Por Rama nga ana e tij, ia ka kthyer me humor duke i thënë se “ti po bën atë që ke shkruar në rreshtin e parë”.
“Aleksander, ne fakt ti po ben ate qe ke shkruar ne rreshtin e pare? sepse e para nuk me kerkon dot mua llogari per cerekshekulli rrenim te Vlores dhe e dyta ne keta 44 muaj kam bere per Vloren ate qe ty s’ta ka ngrene rradakja as ne endrren me entuziaste? Keshtu qe durim vella, se komentet me ndenjesen e trupit behen kollaj, po punet e mira duan kohen e tyre? Shendet e voto nr.✌️ se Vloren do ta bejme nuse me ty pa ty, po mos na turpero he xhan” replikoi kreu i PS-së.
Replika të tjera
Komentuesi: Po te ishim ne 1 vend normal Blushi do fitonte zgjedhjet…i vetmi per program konkret,jo si ju tjeret qe keni veç hallin e timonit dhe te marshit!!!
Rama: Hahahahahhaahah o zot o zot! Nje program konkret qiqrrash ne hell per njerez qe kujtojne se mireqenie bie si shi nga qielli??? Shkollohu Annis shkollohu, lexo sa me shume, se qiqrrat ne hell te politikaneve si puna e ketij sharlatanit, lengezojne gurmazin e te paditurve po e lene popullin me gisht ne goje
Komentuesi: O Edi mos u merr me të tjerët, mbrëmë ke humbur shumë pikë plako.
Rama: Hahaha paj zotin po pse paskam humbur shume pike mbreme o cuno?
Komentuesi: Po mos dil më me këta horra do ishte më mirë të rrije në shtëpi se sa të merresh me këta maskaren
Rama: detyra ime eshte te komunikoj me cdo audience