Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka bërë një kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet në qarkun e Beratit, Fadil Nasufi dhe regjistruesit të ZVRPP të po këtij qyteti, Ledian Shehu.
Ministri i Drejtësisë, i kërkon Prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndaj të kallëzuarve.
Bardhi urdhëroi shkarkimin e menjëherëshëm të regjistruesit të ZVRPP Berat, Ledian Shehu. Sipas Bardhit të akuzuarit kanë shpërndarë certifikata pronësie në një veprimtari politike dhe fetare.
Nasufi dhe Shehu, sipas ministrit të Drejtësisë, kanë shfrytëzuar veprimtarinë shtetërore për përfitime politike.