Paditet kompania e Jessica Alba, dënohet me 1.5 milionë dollarë

0
205

Kompania e aktores së njohur, Jessica Alba dyshohet se ka dhënë informacione të pavërteta për produktet e saj dhe tani po e paguan. “The honest company” është dënuar që të paguajë dëmshpërblim 1.5 milionë dollarë për t’ia dhënë klientëve që kanë bërë blerje. Sipas padisë, kompania kishte premtuar se produktet nuk përmbajnë kimikate, por në fakt losjom sulfat sodium, që ishte përbërës i një përzierje tjetër. Ata kanë pranuar që të paguajnë klientët që ndihen të mashtruar nëpërmjet cekut, apo transferimit të parave në metoda tjera. Së fundmi, kompania e aktores premtoi se do të rregullojë gabimet në marketing dhe do të riformulojë produktet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here