Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dha sot detaje lidhur me arrestimin e Mikel Shallarit, autor i vrasjes së komisar Artan Cukut.
“Në 10 qershor u bë e mundur ekzekutimi i urdhër ndalimit për vrasjen e Artan Cukut. Autori i ngjarjes është Mikel Edmond Shallari, banues në Qytetin Studenti. Vazhdon puna e prokurorisë për dokumentin e ngjarjes. Roli i Mikel Shallarit është ekzekutor. Ka edhe persona të tjerë të shpallur në kërkim të cilët janë bashkëpunëtorë. Pista? Është sekret profesional. Provat e administruara deri në këtë moment janë të konsiderueshme. Detajet i përkasin hetimit”, – deklaroi Çako në deklaratë për shtyp.
Mikel Shallari u arrestua dje, pak javë pas vrasjes së komisar Cukut në Tiranë, pranë digës së Liqenit.