Braimllari: Me Maksim Konën ne i japim një shans Kavajës për tu zhvilluar

0
154

Kandidatët për deputë të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha dhe Endrit Braimllari, të shoqëruar edhe nga kandidati i LSI-së për kryetar të Bashkisë Kavajë, Maksim Kona, vizituan një fabrikë fasonësh për prodhimin e këpucëve në Kavajë, ku u prezantua programi fiskal i LSI-së për zgjedhjet e ardhshme.

Pasi u njohën më nga afër me kushtet e punës së këtij biznesi dhe kapacitetet prodhuese, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqëson një forcë dhe një kandidat për kryetar bashkie, i cili është në shërbim të qytetit të Kavajës ku me programin e tij dhe me mbështetjen e LSI do të bëj të mundur zhvillimin e qytetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kavaja sot ka nevojë për njerëz që duan t’i shërbejnë Kavajës për të krijuar mundësi për t’i dhënë Kavajës një shans dhe ne besojmë dhe kemi bindjen maksimale se me Maksim Konës ne do t’i japim Kavajës një shans. Do t’i japim një shans për vende pune të mirëpaguara, do ti japim një shans për taksa më të ulëta me qëllim që të krijojmë vende të reja pune”,- u shpreh Braimllari duke shtuar se programi fiskal që ka paraqitur LSI për të qeverisur vendin garanton zhvillimin e biznesit i cili do të garantojë vende të reja pune si edhe zhvillim për ekonominë kombëtare.

“Ne jemi për një sistem taksash të ulëta, për një sistem taksash që nuk krijon një informalitet të ekonomisë, por krijon një ekonomi formale. Ne jemi për vende pune të mirëpaguara me qëllim që ju të përballoni koston e jetesës”, – theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Braimllari, njëkohësisht kandidat për deputet.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është një shans jo vetëm për hapjen e vendeve të reja të punës por edhe për të ulur taksat dhe për zhvillimin e biznesit në mënyrë që të krihohet klima për një rritje edhe më të madhe ekonomike

“Ne kërkojmë t’i ulim taksat tuaja që rroga juaj të jetë më e mirë, që si ju të punësohen dhe shumë herë më shumë vajza dhe gra të tjera, djem të rinj, sepse në fund të fundit këtë duhet të bëj shteti, t’i japi mundësi njerëzve të kenë vende pune të mirëpaguara për të përballuar kostot e jetesës” u shpreh znj. Gjosha duke shtuar se LSI në progra in e saj ka si pikë kryesorë edhe arsimimin porfesional i cili do të garantoj formimin e brezave të rinjë të të rinjve të cilët do të jetë të gatshëm për tregun e punës.

“Më vjen mirë që arsimi profesional po kthehet dhe ne si LSI këtë duam të bëjmë. Dua që sa më shumë njerëz të marrim një arsim të tillë dhe këtë kenë mundësi të punësohen këtu në Shqipëri dhe të kemi mundësi që të hapen sa më shumë fabrika të tilla në këtë vend sepse ju e dini mirë që janë me të mijëra vajza të tjera, me mijëra nëna të tjera që janë pa punë”,- nënvizoi kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës,

Fjalën në këtë aktivitet e mori edhe kandidati i LSI-së për kryetar të Bashkisë së Kavajës Maksim Kona, i cili u shpreh përpara punonjësve të fabrikës fason se në programin e tij për qeverisjen vendore të Kavajës ka parashikuar zhvillimin e rrjetit infrastrukturor, uljen e taksave vendore dhe nxitjen e arsimimit profesional, pika këto që do të mundësojë lehtësimin për tregtimin e mallrave dhe produkteve, që prodhohen në Kavajë, por edhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kavajës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here