Kryetari i partisë LIBRA Ben Blushi ka reaguar për foton që bëri me Lul Berishën sot në Durrës. Në një status në Facebook, Blushi thotë se as nuk e njihte fare që ishte ai dhe iu afrua për foto sikurse bëjnë shumë qytetarë në takimet gjatë fushatë elektorale.
Shumë portale pranë qeverisë sulmuan sot Ben Blushin për foton me Lul Berishën
Reagimi i Ben Blushit në Facebook:
SI BËRA FOTO ME LUL BERISHËN NE DURRËS
Sot isha në Durrës dhe sic më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa I njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorrën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua. Kush nuk e ka numrin le tja kërkojë Edi Ramës. Megjithatë shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri që takova në bulevardin kryesor të Durrësit.
n