Hans Joachim Falenski, Këshilltar politik i grupit parlementar të CDU në Bundestag, dha një mesazh të fortë përpara ditës së zgjedhjeve. Ai theksoi se Rama ka luajtur rolin sikur po luftonte drogën, por e vërteta ishte ndryshe. “Ne fillimisht ndjenim acarim, kur Basha vinte e na tregonte historitë me drogë. Thonim si vinte një kryeopozitarë e fliste kështu për vendin e tij. Por, kur pamë shifrat e kuptuam problemin dhe themi se në krye të qeverisë pas 25 qershorit duhet të jetë Basha dhe qeveria Rama duhet të largohet” u shpreh Falenski