De Biazi me lot në sy, lajmëron LIVE në konferencë largimin nga kombëtarja: Arsyeja pse po iki para kohe

0
206

Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Që nga dita sotme nuk jam më trajner i Kombëtares Shqiptare. Dëshiroj të theksoj se që nga dita e sotme do të largohem nga drejtimi skuadrës përfaqësuese duke mos pasur një ekip me të cilin të punoj. Po largohem me shumë vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka mbaruar.

Falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillim e projektit të Shqipërisë që na çoi në rangun e 22 të FIFA-s”, tha De Biazi para gazetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here