Denoncimi i Deputetit Spahiu: Teknikët po bëjnë presion për largimin e dy drejtorëve të LSI në Qarkun Dibër

0
189

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka një këshillë për ministrat teknik të qeverisë Rama. Ai shkruan në faqen e tij facebook, se veprimet vërtet mund të zgjasin për pak kohë, por mbeten gjatë në letra.

Spahiu, i cili kandidon për një mandat të dytë deputeti në qarkun e Dibrës, sqaron se i është bërë presion për të dhënë dorëheqjes dy drejtorëve. Një drejtori rajonal arsimor të postave në Burrel dhe postës në Bulqizë, të dy këta drejtorë janë të emëruar nga rradhët e LSI.

Sipas Spahiut, të dy drejtorët janë vlerësuar maksimalisht për punën e tyre gjatë këtyre katër viteve. Në këtë kuadër, Deputeti Spahiu i këshillon teknikëve të mendojnë se veprimet e tyre mbeten gjatë në letër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here