Mashtroi klientët me agjencinë turistike, Gjykata e Apelit lë në burg bashkëshorten e futbollistit të njohur

0
204

Gjykata e Apelit vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për Arnisa Koplikun, bashkëshorten e ish-sulmuesit të Tiranës, Indrit Fortuzit, e cila akuzohet për mashtrim të klientëve të saj.

Gjykata e Shkallës së parë ka vendosur fillimisht masën e sigurisë “arrest me burg” por më pas e ka ndryshuar në “detyrim paraqitje”.

Apeli ka rrëzuar këtë vendim të shkallës së parë duke e lënë në paraburgim Arnisa Koplikun në seancën me relatore Valbona Vata.

Arnisa Kopliku ka patur një agjenci turistike “Magic Horizont” dhe në vitin 2015 në emrin e saj kanë shkuar disa denoncime pasi ka marrë paratë për bileta udhëtimi nga persona të ndryshëm dhe nuk i ka kthyer më, duke i përvetësuar.

Herën e parë Arnisa Kopliku është dënuar me dënim alternativ me 3 vite shërbim prove për “mashtrim me pasoja të rënda” për një shumë në total 4450 euro. Së fundmi e akuzuara ka marrë një denoncim të ri nga një shtetase duke pretenduar se Arnisa Kopliku i ka marrë 4900 euro dhe nuk ia ka kthyer që në vitin 2015 kur kishte agjencinë.

Avokati mbrojtës, Bujar Hoti tha se klientja e tij nuk mund të dënohet për këtë vepër më shumë se një herë sipas kodit penal. Prokurori i apelit Elvin Bogaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në fund gjykata e Apelit pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në “arrest me burg” Arnisa Koplikun dhe duke hedhur poshtë masën e sigurisë së Shkallës së Parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here