Meta: Sekserët e Rilindjes po blejnë njerëzit me paratë e drogës

0
183

Presidenti i zgjedhur Ilri Meta, në mitingun e sotëm në sheshin “Nënë Tereza” ka deklaruar se ndihet mjaft i zemëruar dhe gjithë zemërimin e tij e shprehu përpara qytetarëve.

“PD do ishte përçarë, poshtëruar e do ishte tharë në çadrën që më parë ngriti. Por nuk e lejoi LSI. Edhe tani, ishte LSI, Meta dhe faktorë të përgjegjshëm që imponuam që Shqipëria të mos binte në greminë nga lideri që donte zgjedhje pa opozitën.  Demokratët, socialistët, të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë se problemi në këtë vend është vetëm një, oligarkia. Demokratët, socialistët, shqiptarët, e kanë të qartë se zgjidhja është vetëm 1, kundër oligarkisë, LSI. Nuk ka fuqi më të madhe për një popull dhe komb sesa ëndrrat e rinisë, kjo është fuqia më e madhe e Shqipërisë. Ëndrrat e Rinisë janë program i LSI-së. Dje, u zemërova shumë, jam zemëruar që për reformën e administratës, për atë administratë që po dhunon të drejtat e liritë e njeriut, presionet mbi drejtues dhe punonjës të administratës. Kësaj ia kemi marrë dorën menjëherë.  Jam mërzitur dhe mërzitem si unë dhe si ju, kur dëgjojmë çdo ditë sesi sekserët e Rilindjes, u turrën njerëzve të LSI për t’i blerë me paratë e drogës, që pushteti të vazhdojë për Rilindjen. E gjithë Shqipëria qesh me këta karagjozë, ka kaq kohë që thonë për LSI se po i pengon.”, tha Meta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here