Shpërthen Përparim Spahiu/Si mund t’i besohet Ramës e Beqjas, kur sponsorizimet i quajnë investime të tyre…

0
147

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i cili kryeson listën e kandidatëve të kësaj partie për Qarkun e Dibrës, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, ka reaguar në lidhje me deklarimet e bëra një ditë më parë nga Kryeministri Rama dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, mbi investimet e kryera në sistemin shëndetësor.

Spahiu i cilëson si gënjeshtra gjithçka deklarohet në lidhje me shifrat e investimeve, ndërsa i sugjeron që të mos flasin pasi edhe anëtarësia e PS-së nuk do t’I votojë.

“Po si mundet tju besohet më këtyre:

100 milion lekë (me aq do bëhej spital i ri edhe po të ishte e vërtetë) investuar për urgjencën e spitalit Bulqizë. Gënjeshtër shumë e madhe. Janë investuar vetëm 8 milion lekë, dhe këto sponsorizim i Llotarisë Kombëtare.

Qëndra shëndetësore në Kastriot dhe Shupenze:

Edhe fëmijët e dinë dhe e thonë që i ka bërë “zvicerani”. Përfaqësues te projektit HAP ndēr të tjera thonë që inagurimin nuk do ta bëjnë këtë muaj, pasi nuk duan të përdoret politikisht.

Kandidati i PS ka postuar një status ku po e njeh si meritë të qeverisë.

Të vjen keq vërtet, të paktën mos flisni, pasi dhe anëtarësia sdo tju votojë!”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here