Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit publikoi një video ku shihej transformimi i Spitalit të Traumës ndër vite. Berisha ka zgjedhur t’i kundërpërgjigjet kreut të qeverisë me disa foto, pamje që vijnë nga spitali i Gjirokastrës.
Ish-lideri i PD-së ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” një mesazh të qytetarit dixhital, i cili denoncon kushtet skandaloze në Pediatrinë e Spitalit ‘Omer Nisha’ në Gjirokastër.