Bashkëshorti i kandidates për deputete të Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Elisa Spiropali, akuzohet se po shpërndan para për qytetarët në shkëmbim të votave.
Denoncimi është bërë nga një qytetar i Ersekës, i cili thekson se bashkëshorti i Spiropalit dhe anëtarë të tjerë të PS-së po japin para në shkëmbim të votës në zonën e Kolonjës.
Ky denoncim është bërë publik në Facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha.