Në komunikimin e tij me gazetarët ku dënoi deklaratat e Ramës për përfshirje të Policisë së Shtetit në fushatën elektorale, Ilir Meta foli edhe për atë që tha një ditë më parë Gramoz Ruçi; shkarkimin e tij të mundshëm nga posti i Presidentit të Republikës.
“Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë rilindjen. … T’i bësh thirrje policëve hiqni kapelet të mbledhë vota për Rilindjen është fundi i shtetit”, u shpreh Meta.
Më herët në mëngjes, kryeministri Rama ka kërkuar ndjesë për deklaratat e tij të një dite më parë.