Basha: Rama fshihet poshtë minderit si fëmijë, del prej andej e thotë s’jam unë

0
205

Lulzim Basha duke biseduar me banorët e Kamzës, thotë se Edi Rama po përpiqet këto ditë të dalë me një tjetër lëkurë, sikur nuk është ai që prej 4 vitesh solli varfëri, mjerim, nuk mbajti asnjë premtim, i detyroi shqiptarët të braktisin vendin.

“E keni parë apo jo, futet si ata fëmijët e vegjël poshtë minderit, del prej andej me rroba të tjera, e thotë se s’jam unë. Po ti je, ti që shkaktove gjithë këto probleme. Shqiptarët nuk harrojnë, ti je autori”, u tha Basha qytetarëve të Kamzës.

Gjatë një takimi me të rinjtë, Basha u tha se këtë javë s’ka gjumë.

“Ne jemi të palodhur, energjikë, ata janë telef, e keni parë sa të lodhur janë -, tha Basha, duke u kujtuar se si – Rama gjatë një mitingu të kohëve të fundit ngatërrohej, herë thoshte jam PD, herë PS, nuk dinte se çfarë nxirrte nga goja”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here