Incidentet dhe dhuna në kuadër të fushatës elektorale nuk kanë të ndalur.
Pas dhunës së ushtruar nga eksponentë të Partisë Socialiste dje në Pukë ndaj kryetares së LSI-së dhe kryetares së LRI-së në këtë Qark shënohet një tjetër ngjarje e pa precendetë.
Denoncimi ka ardhur nga ish-kryministri Berisha i cili ka publikuar në profilin e tij në “facebook” një mesazh të dërguar nga “qytetari dixhital’ siç ai e quan.
“Rreth orës 2 të natës në vendin e quajtur “Qafë Çelë” janë ndaluar dhe kontrolluar makina të qytetarëve të ndryshëm nga shoferi i kryetarit të Bashkisë Pukë Sokol Frroku me bandën e tij duke u bërë presion që të votojnë PS-në”, shkruhet në mesazhin e qytetarit.
Postimi i plotë:
Edi Rama, ndalo bandat!
Puka ne dore te bandave:
– Banda e kryetarit te Bashkise Puke
-vendos postblloqe pas mesnate dhe
-ushtron presione tek kalimtaret per te votuar PS.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndeshkoje me forcen e ligjit keta bandite te mbeshtetur nga policia. sb
“Pershemdetje zoti Berisha,nepermjet jush dua te pyes ministrine e rendit a ka polici ne qytetin e Pukës ??!!! E bej kte pyetje pasi mbreme rreth ores 2 te nates ne vendin e quajtur “qafë çelë” jane ndaluar dhe kontrolluar makina të qytetarëve të ndryshem nga shoferi i kr.te Bashkisë Puke Sokol Frroku me banden e tij duke e bere presion qe te votojne Ps-në!!! Po mos te kete shtet te marrin masa vete njerezit…….te lutem anonimatin.”
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/806635189497390/?type=3